TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 10:32

Automjeti i djegur në Tapizë, Policia: U përdor në sulmin me armë ndaj një banese

Shkruar nga Pamfleti

Automjeti i djegur në Tapizë, Policia: U përdor në sulmin me

Një automjet u gjet i djegur ditën e shtunë në zonën e Tapizës. Në sediljen e pasme të automjetit gjithashtu u gjetën dy armë automatike, çka shtoi misterin lidhur me ngjarjen.

Por në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se ka dyshime se ky automjet është përdorur në sulmin me armë ndaj një banese, pronari i së cilës, Qazim Kupa, jeton jashtë vendit.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se:

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor.

Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

Lini një Përgjigje