
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, dyshohet se është përdorur një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota.
Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të shtetasit Isuf Jacaj., i cili dyshohet se ndodhej brenda në momentin e shpërthimit dhe ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje, ndërsa po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e mundshëm.
"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor", njofton policia.
Lini një Përgjigje