TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 17:15

Goditën efektivin e policisë, arrestohen 2 të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Goditën efektivin e policisë, arrestohen 2 të rinj

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë dhunuar një efektiv policie. Sipas policisë, ata janë shoqëruar në komisariat ku dhe aty kanë shkaktuar incidente.

Mësohet se ata kanë thyer kamerën e sigurisë dhe derën e dhomës së shoqërimit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje