TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 13:21

65-vjeçari u gjet i pajetë në Lezhë, zbardhet ekspertiza mjekoligjore: Gjergj Tushën e vrau demi

Shkruar nga Pamfleti

65-vjeçari u gjet i pajetë në Lezhë, zbardhet ekspertiza

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në Lezhë.

Ekspertiza përcakton se plaga nuk është me armë zjarri, por se ka dëmtime dhe thyerje të brinjëve dhe se ne kohën që mendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.

Sakaq, po analizohet fakti se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku.

Në dëshminë e saj edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.

 

Lini një Përgjigje