TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 23:36

Rikthehen atentatet me tritol/ Hidhet në erë makina në Sarandë, një viktimë!

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen atentatet me tritol/ Hidhet në erë makina në
Foto nga vendi i ngjarjes, makina e shpërther

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë duke shkaktuar dëme dhe te banesat përreth.

Rikthehen atentatet me tritol. Pas një mugese të gjatë, sot është hedhur në erë një automjet në Sarandë, duke i marrë jetën një personi.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen numër 3, një zonë mjaft e populluar në qytetin e Sarandës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa në foto shihen edhe dëmet e mëdha që janë shkaktuar në mjet, por jo vetëm, nga shpërthimi i fuqishëm.

Viktima është identifikuar si Isuf Jaçaj, ndërsa nuk dihen as rrethanat e ngjarjes.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë duke shkaktuar dëme dhe te banesat përreth.

"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje