TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 22:57

I mituri merr makinën dhe përplaset me murin e një banese, plagoset bashkë me të vëllanë

Shkruar nga Pamfleti

I mituri merr makinën dhe përplaset me murin e një banese,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kosmaç–Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga goditja e fortë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij, të cilët ndodheshin së bashku në makinë. Të dy të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. “Rreth orës 21:37, në aksin rrugor ‘Kosmaç–Vau i Dejës’, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Lini një Përgjigje