TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 09:01

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Një 30-vjeçar është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës me plagë të marra nga armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake nga Policia, dyshohet se shtetasi A. L. është vetëplagosur.

“Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik)”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

Lini një Përgjigje