TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 09:18

Aksidenti në Kosmaç-Vau i Dejës, policia: Nis hetimi ndaj 17-vjeçarit, i vëllai transportohet drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Kosmaç-Vau i Dejës, policia: Nis hetimi ndaj

Policia e Shkodrës ka dhënë të tjera detaje mëngjesin e kësaj të diele, lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”.

Sipas Policisë, 17-vjeçari duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua ai së bashku me vëllain 23-vjeçar, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës.

Tashmë ka nisur hetimi për adoleshentin, teksa edhe ai vetë ndodhet në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje