TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 15:45

Aksion antidrogë në Korçë, arrestohen 5 persona; sekuestrohen disa armë zjarri në magazinën e kanabisit

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë në Korçë, arrestohen 5 persona;

Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Voskop të Korçës. Policia ka zbuluar një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për t’u shitur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.

Policia ka arrestuar disa persona, ku raportohet se aktualisht janë vënë në pranga 5 persona nga grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit.

Dyshohet se kanabisi është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu se në magazinë janë gjetur armë zjarri.

Lini një Përgjigje