TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 14:42

Organizoi atentatin ndaj Malkos si hakmarrje për dhunën ndaj të atit? Duka e mohon: Babai im nuk është goditur nga askush, çfarë me lidhte me Ervis Martinajn

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi atentatin ndaj Malkos si hakmarrje për dhunën ndaj të

Leonard Duka ka mohuar faktin se ka organizuar atentatin ndaj Santiago Malkos si hakmarrje për dhunën ndaj babait të tij. 

Duka është shprehur në GJKKO se i ati i tij nuk është fyer dhe goditur nga askush. 

"Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq."-u shpreh Duka. 

Babit tuaj i ka ndodhur diçka?

Leonard Duka: Nuk ka pasur babai as fyerje, as goditje, nga askush. Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të.

Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di mese është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të përbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale.

Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë.

 

Lini një Përgjigje