TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 13:48

U kap me 88 mijë euro cash në kamion, publikohet fotoja e Elton Balliut

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 88 mijë euro cash në kamion, publikohet fotoja e Elton

Është siguruar fotoja e shoferit të kamionit me të cilën mbërritën në portin e Durrësit 88 mijë euro të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale.

I arrestuari është Elton Balliu, 34 vjeç nga Tirana kurse aksioni italo-shqiptare erdhi pas informacioneve të marra nga Guardia di Financa ne Bari.

Burime bëjnë me dije se kamioni ishte nisur nga Napoli dhe kishte arritur në Bari për të kaluar më pas me anijen Rigel III në Durrës, ku dhe u bë kontrolli duke gjetur sasinë e eurove.

“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Balliu, 34 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

88 mijë euro cash kamion

Lini një Përgjigje