TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 11:08

I kërkuar për vrasje, grup kriminal dhe trafik droge; kush është boksieri Fatjon Murati që Prokuroria e sekuestroi pasuritë

Shkruar nga Pamfleti
I kërkuar për vrasje, grup kriminal dhe trafik droge; kush
Fatjon Murati

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Fatjon Muratin i cili akuzohet për një sërë veprash penale, që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale e deri te trafikimi i drogës.

Ish-boksieri Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria thotë se Murati në periudhën 2014-2015 është marrë me trafik lëndësh narkotike në Itali dhe me paratë e fituara ka investuar në Shqipëri.

Ai i ka vënë pasuritë në emër të nënës dhe vëllezërve të tij.

Bazuar në hetimet e kryera, rezulton se ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale në Itali, bashkë me 6 persona të tjerë.

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim në 2021-in për “posedim armësh” dhe “pjesëmarrje në krime”.

Vlen të theksohet se në lokalin e tij u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën dy të tjerë gjatë një atentati më 12 Mars 2023. Mësohet se në shënjestër të autorëve ishte Sahit Murati, xhaxhai i Fatjohn Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ndërkohë në shoqërimin e Endrit Dokles, një personazh i njohur për drejtësinë si ish-anëtari i Bandës së Durrësit në ambientet e Policisë së Tiranës, në makinë ndodhej edhe Fatjon Murati.

Ata po qarkullonin në të njëjtin automjet, kur forcat “Shqiponja” u bënë shenjë për të ndaluar në kuadër të kontrolleve blic për arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Pas verifikimeve procedurë që u kryen, Dokle u la i lirë bashkë Gentian Reçin. Ndërkohë policia vuri në pranga Fatjon Muratin. 32 vjeçari rezultonte të ishte një i shpallur në kërkim prej korrikut të këtij viti kur në Tiranë u zbulua një bazë ilegale armësh. Murati, sipas policisë, është poseduesi i këtij arsenali armësh.

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Kristjan Gjini që i kishte në ruajtje në dy ambiente të ndara. Në njoftimin e saj zyrtar policia thotë se edhe Murati është posedues i armëve bashkë me 25-vjeçarin e arrestuar në atë kohë. 

32-vjeçari Fatjon Murati është person me precedentë edhe në Itali. Më herët ai është kërkuar për t’u marrë në pyetje edhe në lidhje me një vrasjen e 3-fishtë që ndodhi në Fushë Krujë në 2022.

fatjon murati

Lini një Përgjigje