TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 08:46

Plas sherri mes dy shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë njëri prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes dy shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë

Një sherr mes dy shtetasish shqiptarë në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e tyre. 

Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit.

Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.

Lini një Përgjigje