TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2024, 13:30

Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Fier

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarërt. Policia thotë se dyshohet për vetëvarje, por hetimet janë ende në vijim.

"Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje