
Policia ka zbarudhur vjedhjen e taksisë në Vorë ku autori ishte një shtetas amerikan, ish-ushtarak.
Sipas policisë, 27-vjeçari ka marrë një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbritur nga mjeti, i riu ka vjedhur mjetin dhe është larguar. Gjatë ndjekjes nga blutë, ky shtetas ka goditur një automjet policie.
27-vjeçari, i arrestuar është shtetas amerikan nga Ohio, i identifikuar si Anthony Rhodes, ish-ushtarak. Kapja e 27-vjeçari është bërë e mundur në Elbasan.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. R., 27 vjeç, banues në SHBA, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Vorë, me të cilin ka shkuar në një karburant dhe e ka furnizuar por nuk kryer pagesën.
Më pas, ditën e djeshme, ka marrë një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbritur nga mjeti, shtetasi A. R. ka vjedhur mjetin dhe është larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas ka goditur një automjet policie.
27-vjeçari, i arrestuar është shtetas amerikan nga Ohio, i identifikuar si Anthony Rhodes, ish-ushtarak. Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë natës më datë 19 tetor ka shkuar në një pikë karburanti në Yrshek me një automjet të vjedhur dhe të shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Vorës dhe pasi ka furnizuar makinën më karburant është larguar pa kryer pagesën. Më pas, dy ditë më vonë po 27-vjeçari amerikan në rrugën dytësore të autostradës Tiranës i ka vjedhur automjetin një taksisti, ku 27-vjeçari amerikan ishte pasagjer. Gjatë ndjekjes nga Policia e Tiranës, 27-vjeçari me mjetin taksi që kishte vjedhur ka goditur edhe një nga makinat e policisë që po e ndiqnin. Kapja e 27-vjeçari është bërë e mundur vetëm në Elbasan, për neutralizimin fizik të tij policia ka hasur vështirësi për shkak të stërvitjes ushtarake që kishte i riu", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje