TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2024, 09:24

Kishin grabitur 29 banesa, arrestohet çifti i “skifterëve” shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Kishin grabitur 29 banesa, arrestohet çifti i

Garda Civile e Salamankës në Spanjë, në kuadër të operacionit “Kubea”, goditi një grup kriminal që kryente grabitje me forcë në banesa.

Autorët, një burrë dhe një grua të moshës 40 dhe 23 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, u përfshinë në gjithsej 29 grabitje të kryera në provincat Salamanca, Valladolid dhe Leon.

Arrestimi u bë kur anëtarët e grupit u larguan nga një hotel pranë Avenue Filiberto Villalobos në kryeqytetin Tormes, pasi kishin kryer disa grabitje në provincë ditët e mëparshme.

Agjentët sekuestruan bizhuteri të ndryshme dhe objekte me interes për hetimet lidhur me krimet e fundit.

Operacioni është koduar “Kubeja”, teksa ndaj tyre kishte pasur denoncime, ku më e fundit ishte një grabitje me dhunë ndaj një familjeje.

Arrestimi u bë më 3 tetor, por u konfirmua dhe publikua dje nga mediat vendase, kur anëtarët e grupit u larguan nga një hotel pranë Avenue Filiberto Villalobos në kryeqytetin Tormes, pasi kishin kryer disa grabitje në provincë.

“Agjentët gjetën bizhuteri të ndryshme dhe objekte me interes për hetimin lidhur me krimet e fundit. Hetimi nisi qershorin e kaluar, nga agjentë të Njësisë së Policisë Gjyqësore në Salamanca, kur grupi kreu grabitje në bashkitë e Carrascal de Barregas (Peñasolana), Santa Marta de Tormes (Valdelagua) dhe Carbajosa de la Sagrada (Albahonda)”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas hetimeve të deritanishme, të akuzuarit përdorën disa automjete me të cilat qarkullonin dhe kryenin bastisjet apo transportin e sendeve të vjedhura. Skema ishte e qartë, për të mos rënë shumë në sy të policisë, ata gjurmonin dhe qëndronin për disa ditë pranë objektivëve dhe pas bastisjeve riktheheshin në shtëpinë e tyre në Valencia.

 

skiftere spanje banesa grabitje

Lini një Përgjigje