TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2024, 10:44

I mori flakë banesa, vdes 41-vjeçarja në Burrel

Shkruar nga Pamfleti

I mori flakë banesa, vdes 41-vjeçarja në Burrel

Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

41-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë për shkak të tymit dhe asfiksisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme. Policia njofton se ajo humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarri”, njofton policia.

Lini një Përgjigje