
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Konjat, ku një automjet është përplasur me dy shtylla.
Mjeti me targa AA825, ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë.
Polica dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Edhe njësia e avarive të OSHEE ishte prezente, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike, por edhe për të shmangur rënien e udhëtarëve dhe banorëve të zonës në rrymë elektrike, derisa të kryhet riparimi.
Lini një Përgjigje