TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2024, 12:40

Udhëtonte i armatosur me kallashnikov, zbardhet emri kush është 'i forti' në Vlorë që u arrestua

Shkruar nga Pamfleti
Udhëtonte i armatosur me kallashnikov, zbardhet emri kush është
Arma e sekuestruar

Një 44-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, Hasan Hasanaj, u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Pas kontrolleve u sekuestrua arma e zjarrit automatik.Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

'Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 23”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

hasan hasanaj

Lini një Përgjigje