TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2024, 22:40

Shkodër/ Shkoi të ndalonte dhunën në familje, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin!

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ Shkoi të ndalonte dhunën në familje,
Foto ilustruese

Një efekti policie është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Gjatë një ndërhyrje në lagjen “Guerile”, pasi mori njoftimin për një rast dhune në familje e 30-vjeçarit Petrit Isaj, efektivi ka hasur kundërshtimin e këtij të fundit, i cili plagosi lehtë në dorë dhe fytyrë policin, me një mjet prerës.

Menjëherë pas ngjarjes në ndihmë ka ardhur dhe një tjetër patrullë police dhe e është bëri i mundur arrestimi dhe shoqërimi i 30-vjeçarit në spital, ku dhe i është bërë një injeksion për ta qetësuar. Më pas 30-vjeçari është dërguar në polici për veprime të mëtejshëm.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një Përgjigje