TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2024, 16:01

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 62-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 62-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 62-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në kantierin e ndërtimit ku punonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Itali, në Cesena. Shqiptari i identifikuar si Alfred Malhllari humbi jetën rreth orës 12:15 të së premtes.

Dinamika e aksidentit nuk është zbardhur e plotë, ndërsa paraprakisht dyshohet se një mjet tip buldozer, i cili do të ngarkohej në një kamion ka rrëshqitur duke e shtypur 62-vjeçarin.

Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe ra mbi shqiptarin.

Kur mbërritën ekipet e urgjencës nuk mund të bënin asgjë, pasi 62-vjeçari kishte humbur jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po përpiqet të kuptojë pse rampa dështoi, a ishte pozicionuar keq apo për shkak të ndonjë defekti teknik.

Lini një Përgjigje