TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2024, 15:10

Kishte planifikuar vrasjen e një personi, kush është Paulin Doda me precedentë kriminalë që dogji dy makinat në Kamëz (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kishte planifikuar vrasjen e një personi, kush është Paulin Doda

Është publikuar fotoja e 26-vjeçarit i cili më 16 tetor dogji dy makina në Kamëz, i cili një ditë më vonë ra në prangat e policisë.

Burime bëjnë me dije se i riu është identifikuar si Paulin Doda, ndërsa njihet si person me rrezikshmëri për shoqërinë, dhe me precedentë të theksuar penalë.

Mësohet se Doda kishte planifikuar vrasjen e një personi, teksa kjo deklaratë është pohuar edhe nga vetë i riu në polici.

I riu ra në pranga pasi i vuri flakën dy makinave që ishin në pronësi të babë e bir në Kamëz.

“Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën "Bavaria" ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gjykata pritet t'a lërë të lirë me pretendimin 26-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Pamfleti" ka siguruar edhe videon kur 26-vjeçari Doda u ka vënë zjarrin dy makinave të cilat kanë qenë të parkuara. Nga pamjet shihet se i riu kapërcen qetësisht murin rrethues të parkingut, lag me benzinë makinat dhe u vendos flakën. Nga zjarri autori ka rrezikuar edhe veten pasi xhupi që kishte veshur i mori flakë.

I dyshuari pasi është afruar te mjetet e parkuara të babë e bir, i ka spërkatur me benzinë dhe u ka vënë flakën. Policia mundi të siguronte provat e para, për të mbërritur tek i dyshuari, teksa po shqyrton edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të panjohura dhe krimi është ende nën hetim aktiv nga ekspertët.

vrasje paulin doda precedente kriminale makina babe e bir kamez

Lini një Përgjigje