Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Si pasojë e aksidentit është plagosur një 59-vjeçare, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi malazez, 68-vjeç.
“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti është përplasur me një tjetër makinë me drejtues shtetasin malazez 68 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja 59 vjeçe, (pasagjere) në automjetin që drejtohej nga shtetasi malazez e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje