TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2024, 09:58

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili u kap duke shpërndarë doza kokaine në qytet.

29-vjeçarit me inicialet V.F, banues banues në Fushë Dukat, gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza gati për shitje.

"Policia njoftoi se pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje