TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2024, 16:01

Plagosën me thikë një të mitur në Fier, në pranga dy të rinj nga Divjaka

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën me thikë një të mitur në Fier, në pranga

Dy të rinj nga Divjaka, 18 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi kanë goditur me thikë dy të mitur.

Ndërsa një 17-vjeçar është proceduar penalisht si i përfshirë në ngjarje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia. 

plagosje me thikë

Lini një Përgjigje