TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2024, 12:52

Futën botox kontrabandë, gjykata liron tre administratorët e klinikave private

Shkruar nga Pamfleti

Futën botox kontrabandë, gjykata liron tre administratorët e

Tre administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it, janë liruar nga Gjykata e Tiranës.

Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Mildon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produktet në Shqipëri i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë të zhvillohen në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në  Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë

Lini një Përgjigje