TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2024, 12:24

“Ma jep atë gjënë”/ Vëllai i Jan Prengës dëshmon për herë të parë në GJKKO: Kush më mori në telefon para rrëmbimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Ma jep atë gjënë”/ Vëllai i Jan Prengës

Vëllai i Jan Prengës thotë se një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon Iphone me të cilin e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi.

Vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në janar të vitit 2020, ka dëshmuar sot për herë të parë në GJKKO.

Ai ka rrëfyer se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër. Ai ka treguar se çdo ditë kishte kontakte me familjarët gruan dhe fëmijët nga telefoni i burgut. Ndërsa shprehet se me Jan Prengën kujton se ka folur rreth 1 javë para ngjarjes.

Vëllai i Jan Prengës thotë se një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon Iphone me të cilin e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi.

Ky i fundit sipas Prengës, i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që t’i  japë gjërat që i janë marrë duke iu referuar këtu një sasie prej 260 kg kokaine.

Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllanë Astritin, por nuk ka arritur.

Pas këtij mesazhi Ndrek Prenga, i është përgjigjur se nuk ishte ne dijeni se çfarë bëhet fjalë, por që t’i lejë pak kohë që ta zgjidhte.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës ka marrë në telefon Astritin, por dhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Pas 1 apo dy ditësh është njoftuar nga nusja, thotë Ndrek Prenga që Jani është marrë peng. Pas kësaj ai është përpjekur për të marrë bësh se çfarë ka ndodhur.

Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë gjënë, duke iu referuar sasisë me kokainë me qëllim për të liruar pengun.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, xhaxhai i tij dhe një person tjeter kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babin e tij.

Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamera një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.

Prenga thotë se pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin “Golden” në Shijak, nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Ndrek Prenga thotë se prej moshës 13 vjeç është larguar nga Shqipëria ku e ka ndërtuar jetën në Britani ku ka dy djem.

Rrëmbimi i Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.  

Sipas SPAK Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

vrasja e jan prenges gjkko

Lini një Përgjigje