
Dalin detaje të reja nga përplasja me armë zjarri pasditen e djeshme, ngjarje e ndodhur në një apartament në Christusstraat në qendër të Antwerpen.
Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se kjo përplasje ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës ose për prostitucion.
Mediat vendase raportojnë se një grup nga Brukseli u takua me dy shqiptarë në një banesë bosh. Sipas një dëshmitari, të shtënat kanë ndodhur pas një diskutimi për disa apartamente buzë rrugës, ku prostitutat ofrojnë shërbimet e tyre.
Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e një mosmarrëveshjeje për drogën, ndonëse në banesë nuk u gjetën gjurmë droge apo shuma të mëdha parash. Është e qartë se takimi doli jashtë kontrollit.
Menaxheri i një dyqani poshtë apartamentit dëgjoi të shtënat dhe thirri shërbimet e urgjencës. Ata kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë zbuluar gjurmë gjaku në korridorin e pallatit. Në banesë kanë gjetur të plagosurin e parë. Pak më vonë ata morën një telefonatë të dytë dhe gjetën dy të plagosur të tjerë në parkimin e automjeteve Meir/Opera.
Të plagosurit, të cilët edhe u arrestuan, ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Në incident janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, një 29-vjeçar banues në Bruksel dhe një 26-vjeçar shqiptar. Ata u arrestuan disa orë më vonë pas ngjarjes.
Të dy personat u sollën para gjyqtarit hetues dhe u arrestuan. Sipas avokatit të tij Mathias De Daele, i identifikuari si F.X, 26 vjeç, ka kyçur gojën para hetuesve.
Avokati Jens Van Hellemont, i cili përfaqëson të identifikuarin si A.G, 29-vjeçar, deklaroi se klienti i tij mohon të jetë i përfshirë në të shtënat.
Të akuzuarit do dalin para gjykatës ditën e hënë.
Lini një Përgjigje