TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2024, 12:12

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, lihet në burg Klodian Kolbuçaj; 15-vjeçari në gjendje shoku në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, lihet në burg Klodian

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për 15 vjeçarin Klodian Kolbuçaj, i cili vrau me thikë mbrëmjen e 14 tetorit bashkëmoshtarin e tij Emiljano Gjoni.

Burime bëjnë me dije se Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.

Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesin më të lartë në shërbim të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.

Lini një Përgjigje