TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2024, 11:28

Goditja e rrjetit të klandestinëve në Tiranë, zbardhen rolet e të arrestuarve; si i siguronin paratë dhe klientët

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e rrjetit të klandestinëve në Tiranë, zbardhen rolet

Detaje të reja kanë dallë në dritë nga operacioni i Policisë së Tiranës ku u arrestuan 15 persona, që transportonin emigrantë të paligjshëm.

Në sajë të hetimeve, policia ka zbardhur rolet e secilit prej tyre si dhe skemën se si jepeshin paratë.

Njëri prej të arrestuarve, Mohamad Alfahek kishte rolin kryesor në trafikun e emigrantëve.

Ai qëndronte në Tiranë dhe ishte personi që siguronte emigrantët dhe njëherazi personi që u jepte paratë trafikantëve shqiptarë, pasi këta të fundit e çonin porosinë deri në fund.

Mësohet se Alfahek fillimisht i pajiste emigrantët që vinin nga Egjipti dhe Siria me një kod disa shifror. Këtë kod, emigrantët ua kepnin trafikantëve shqiptarë pasi kalonin kufirin ilegalisht.

Më pas, trafikantët shqiptarë takoheshin me egjiptianin Alfahek dhe nëpërmjet atij kodi merrnin paratë e transportit që kishin kryer. Kryesisht vlera që paguhej për kalimin e një emigranti ishte deri në 1500 euro.

Lini një Përgjigje