TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2024, 10:20

Ngjarje e rëndë në Malësi të Madhe, një 28-vjeçar mbërrin në spital i plagosur me armë zjarri 

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Malësi të Madhe, një

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në Malësi të Madhe.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

Lini një Përgjigje