Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë ku një 47-vjeçar është përplasur nga makina dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, shoferi u arratis pas aksidentit, ndërsa specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë njoftuan sot (17 Tetor) se arrestuan të dyshuarin Gazmir Tufa, 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj.
Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë. Tufa, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar me për vdekje shtetasin A. H., dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I dyshuari është izoluar në paraburgim, në pritje të veprimeve të Prokurorisë dhe masës së sigurisë nga Gjykata.
Lini një Përgjigje