TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2024, 09:19

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 'i forti' i Laçit; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga Italia,  arrestohet 'i forti' i

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vendosur në pranga në Laç me qëllim ekstradimin në Itali.

Autori është identifikuar si Armand Mera.

'Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar një operacion të suksesshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u arrestua në Laç një shtetas shqiptar, 41-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane.

Ky individ, i identifikuar si A. M., akuzohet nga Gjykata e Firences si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, vjedhje dhe dhunë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Firences i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të përmendura.

Operacioni u organizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, që treguan vendndodhjen e A. M. Pas kapjes së tij në fshatin Gjormë, Laç, ai u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Materialet procedurale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

Lini një Përgjigje