
Përplasjet mes bandave kanë tronditur qytetin e Antwerp, ditën e sotme ka pasur të shtëna me armë në një bllok pallatesh në Christusstraat të Antwerp dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, dy në gjendje kritike.
Ata janë nga 23 deri në 38 vjeç dhe ka dyshime se mund të jenë shqiptarë, por ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga policia vendase. Ndërkohë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.
“Katër persona janë të përfshirë në të shtëna me armë, për aq sa kemi momentalisht informacione. Ata janë nga 23 deri në 38 vjeç”, tha zëdhënësi i policisë Wouter Bruyns. Dy persona më pas ikën në një garazh parkimi aty pranë në Sint-Jacobsmarkt/Kipdorpbrug, ku u gjetën nga policia.
“Tre persona të përfshirë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Një i tretë po ashtu ka pësuar lëndime të rënda, gjendja e tij ende nuk dihet”, thuhet në njoftim.
Të katër personat e përfshirë janë arrestuar. Tre prej tyre u dërguan në spital, një i katërt u dërgua në komisariat. “Kush ka pasur çfarë pjese në ngjarje është ende duke u përcaktuar”. Policia po heton se kush është autori dhe kush është viktima në histori. “Kush ka qëlluar me armë zjarri dhe nëse ka pasur shumë armë është pjesë e hetimit”. Policia ende nuk dëshiron të thotë asgjë për identitetin e të përfshirëve. Ndërkohë është arrestuar edhe personi i pestë. Personi i pestë i përfshirë ndodhej në një banesë në pallatin ku ndodhi ngjarja. Burri është nxjerrë në pranga pak kohë pas ngjarjes.
Nga policia është ngritur një perimetër për të bërë vëzhgimet e nevojshme dhe për sigurinë e shërbimeve të urgjencës dhe kalimtarëve. Në vendngjarje ndodhet edhe ekipi i policisë së dronëve. Sipas medieve belge, dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje për çështje droge, ndërsa zona njihet si e dominuar nga shqiptarë.
Lini një Përgjigje