TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 19:11

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një sherri me thika në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se dy të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Mësohet se sherri ka ndodhur pranë kishës Ortodokse në Vlorë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personave apo shkaku i sherrit mes të rinjve.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa blutë janë vënë në ndjekje të tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje