
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 50-vjeç vitin e kaluar.
Sipas mediave greke, konflikti mes tyre ndodhi pranë një karburanti në zonën e Analipsi, Selanik.
Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.
Gjyqtarët e shpallën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia. Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se e vrau 50-vjeçarin për vetëmbrojtje për shkak se viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar situatat që i kishin paraprirë ngjarjes në fjalë.
Gjatë përleshjes jashtë pikës së karburantit, 46-vjeçari tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin.
“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”, tregon ai.
Në gjykatë është publikuar video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka filmuar të gjithë ngjarjen.
Lini një Përgjigje