TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 15:56

U kap me armë dhe tritol në Athinë, gjykata lë në burg Armiol Rrasën: E mbaja për vetëmbrojtje!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me armë dhe tritol në Athinë, gjykata lë në burg

Gjykata e Athinës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin nga Divjaka, Armiol Rrasa. Ai u arrestua ditën e premte në Athinë pasi kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

Ndërkohë, gjykata ka lënë të lirë 33-vjeçaren Daniela Luari, e cila ishte pasagjere në automjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Armiol Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai deklaroi se nuk e dinte që ishte eksploziv.

Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe sipas tij, mendonte se brenda kishte fishekë.

Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezuton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lini një Përgjigje