TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 12:15

Shkrumbohet nga flakët makina në Korçë, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët makina në Korçë, dyshohet për

Një makinë e parkuar në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 9, rreth orës 00:30, informoi sot policia.

Makina në pronësi të Denisa Shaholli është djegur pjesërisht. Ndërkohë sipas hetimeve paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

"Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

makina korce flake

Lini një Përgjigje