
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë 77-vjeçarin, Nazif Musai, i cili vrau vëllain e tij Haziz Musai duke e qëlluar me plumb në kokë pas një sherri mes tyre për motive pronësie.
Ndaj të moshuarit janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 marsit 2024 në fshatin Çukas i Ri, ku dy vëllezërit fillimisht u konfliktuar fizikisht dhe më pas viktima goditi autorin me sëpatë. Ky i fundit e qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekje.
“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 06.03.2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie.
Gjatë këtij konflikti, i pandehuri N.M, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, viktimës A.M, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje