
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me makinë në oborrin e banesës.
Sipas policisë, i mituri është përplasur me makinë nga xhaxhai i tij, i cili ka qenë duke lëvizur mbrapa me automjet.
Fatkeqësisht, 2-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
"Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje