TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 09:14

U kap me armë dhe tritol në makinë, zbulohen lidhjet me mafien greke të 39-vjeçarit shqiptar në Athinë 

Shkruar nga Pamfleti

U kap me armë dhe tritol në makinë, zbulohen lidhjet me

Pas arrestimit të 39-vjeçarit shqiptar në Athinë Armiol Rrasa, policia greke ka zbuluar lidhjet që ai kishte me 'mafien greke'. Armiol Rrasa u arrestuar të premeten pasi iu zbulua 1 armë tip pistoletë dhe tritool në makinë. 

Pas kontrollit në celularein e tij, u zbuluan kontakte me persona që dyshohet se janë lart në hierarkinë e grupeve të gjobvënies në Greqi.

Oficerët e sektorit kundër gjobvënieve në policinë e Athinës po hetojnë se ku do të përfundonte sasia e tritolit, për kë po transportonte 39-vjeçari dhe nëse do të përdorej në shpërthime të natyrës zhvatëse.

Ndërkohë është zbuluar dhe arsyeja pse ai u arrestua në 2008 dhe u lirua në 2015 edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Konkretisht Rrasa është arrestuar pasi është kapur me 4 kg heroinë dhe 40 kg marijuanë.

Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa ka qenë apeli ai që i ka dhuruar lirinë.

Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezuton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Precedentët e tij:

09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.

10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.

23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.

17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.

31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).

06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.

04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

armiol rasa

Lini një Përgjigje