TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 18:09

Zbardhen detaje nga plagosja në Vorë: Sherri nisi për pjesë këmbimi makinash, i plagosuri goditi dy vëllezërit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja në Vorë: Sherri nisi për pjesë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Marikaj të Vorës, ku një person mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Raportohet se sherri ka nisur në një servis për pjesë këmbimi makinash. Mësohet se i plagosuri me armë zjarri është shtetasi Xhuliano Shkurti, 25 vjeç.

Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 25-vjeçari. Pas kësaj, një nga vëllezërit Mara ka gjuajtur Shkurtin me pistoletë në këmbë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se debati mes tyre ka degraduar duke përfunduar deri në përdorimin e armës.

 

Lini një Përgjigje