
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marikaj të Vorës, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë. Ndërkohë, ende nuk janë zbardhur identitetet e dy personave.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.
Lini një Përgjigje