TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 12:34

Punonjësi i Gardës tentoi të vriste veten me armën e shërbimit, policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Punonjësi i Gardës tentoi të vriste veten me armën e

Henri Haxhiaj, efektivi i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e Qytetit Studenti.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti që qëlloi veten është 37 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

"Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njoftoi policia. 

 

Lini një Përgjigje