TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 12:17

Trafik emigrantësh nga Tirana drejt BE, publikohet fotoja e dy organizatorëve

Shkruar nga Pamfleti

Trafik emigrantësh nga Tirana drejt BE, publikohet fotoja e dy

Ditën e sotme 15 persona janë arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve

Ndërkohë janë publikuar fotot e dy prej 15 të arrestuave të cilët dyshohet se janë organizatorët e këtij trafiku.

Ata janë Ahmed Kensowa dhe Mohamad Alfahek nga Lindja e Mesme të cilët sipas policisë ishin organizatorët e këtij trafiku dhe e dirigjonin nga Tirana.

Drejtori i policisë së Tiranës doli në një konferencë për median ku dha detajet e operacionit të koduar “Damask” i ndërmarrë pas 12 muajve hetime që nga viti 2023, bashkë me Prokurorinë.

Janë hetuar 24 persona të dyshuar, nga të cilët 15 të arrestuar dhe 19 prej tyre me masën “arrest me burg”.

5 janë arrestuar më herët dhe 4 ende në kërkim. Mes të dyshuarve, 3 janë shtetas të huaj, egjiptianë dhe sirianë.

Lini një Përgjigje