TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 12:11

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg Altin Kukën dhe dy djemtë e tij

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec,  Apeli lë në burg

Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për bashkëpunëtorin Tomor Zykën.

Ata akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç.

Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.

Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:

Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim A. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” -25 dhe 278 të Kodit Penal.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” – 25, 278 dhe 291të Kodit Penal.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” –25 dhe 278 të Kodit Penal.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim T. Z. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim T. Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

altin kuk dy djemte e tij roskovec vrasje

Lini një Përgjigje