TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 12:05

Grup i strukturuar kriminal dhe drogë, GJKKO dënon me burg Enri Seitin dhe Aurel Alimetën

Shkruar nga Pamfleti

Grup i strukturuar kriminal dhe drogë, GJKKO dënon me burg Enri Seitin

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 11 vite burgim në total 2 të pandehur që akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike.

Pas pretencës së Prokurorisë, GJKKO dha 8,5 vite për Enri Seitin dhe 8 vite për Aurel Alimeta, për veprat e kryera në bashkëpunim në vitin 2019. Por të dy kanë përfituar uljen me një të tretat për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë GJKKO dosjen me nr. 130 të vitit 2019 ndaj 2 personave të pandehur për kultivim të drogës. Gjykimi i kësaj ҫështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Ardit Mustafaj dhe Alfred Konomi, sot më 15 tetor, ka vendosur deklarimin e tyre fajtor dhe dënimin.

Respektivisht Enri Seiti, për kryerjen e veprës penale të “grupi i strukturuar kriminal”, “kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në kuadrin e “grupit të strukturuar kriminal” është dënuar me 8 vite dhe 6 muaj burgim, teksa duke aplikuar gjykimin e shkurtuar janë dhënë 5 vite dhe 8 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të Aurel Alimeta, për kryerjen e të njëjtave vepra penale dhe dënimin me 8 vite izolim, teksa në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dhanë 5 vite dhe 4 muaj burgim.

Sipas dosjes penale në fjalë, gjatë operacionit policor të katër viteve më parë, janë gjetur parcela hashashi që u asgjësuan dhe prova të tjera materiale, që i shërbyen SPAK për procesin hetimor dhe atë gjyqësor.

Lini një Përgjigje