TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 09:53

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari në Belsh

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge.

Olsi Bali akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, nga Gjykata e Firences, e cila caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.

"DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Kapet në Belsh dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 38-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit", njofton policia.

trafik droge itali kerkim nderkombetar

Lini një Përgjigje