
15 persona janë arrestuar në Tiranë për ndihmë të paligjshëm të kufirit të emigrantëve.
Operacioni u ndërmor nga sektori i antitrafikut në policinë e Tiranës.
Në total janë arrestuar 25 persona, por 10 prej tyre janë kapur më herët, ndërsa 15 gjatë mbrëmjes të së hënës.
Dy prej të arrestuarve dhe që dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në këtë trafik janë Ahmetd Kensowa dhe Dashamir Kullaj.
Drejtori Tonin Vocaj tha se janë kryer 12 muaj hetime, që nga viti 2023, bashkë me Prokurorinë.
Janë hetuar 24 persona të dyshuar, nga të cilët 15 të arrestuar dhe 19 prej tyre me masën “arrest me burg”. 5 janë arrestuar më herët dhe 4 ende në kërkim. Mes të dyshuarve, 3 janë shtetas të huaj, egjiptianë dhe sirianë.
Vocaj, i pyetur nga gazetarët, tha se “nuk ka punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë hetim dhe trafikim”. Gjithashtu ai shpjegoi se grupi dyshohet se është i organizuar dhe hetimet mund t’i kalojnë SPAK-ut.
“Nuk është bashkëpunim i thjeshtë dhe ka forma të posaçme aktiviteti dhe do përcaktohet se nga cila do hetohet, nga Prokuroria e Posaçme apo e Tiranës”, u shpreh kryepolici ndër të tjera.
Emigrantët vinin në mënyre të rregullt nga Rinasi dhe Greqia. Më pas Shqipërinë e përdornin tranzit për të shkuar në vendet e BE dhe kalimi ilegal bëhej nga Hani i Hotit në Shkodër dhe nga Morina në Kukës. Kryesisht emigrantët ishin egjiptianë dhe sirianë. Sipas burimeve, vlera qe u merrej nga trafikantër shkonte deri ne 1500 euro.
Lini një Përgjigje