TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2024, 14:51

Përndoqën dhe dhunuan një 12-vjeçare, në pranga 21-vjeçari në Tiranë; nën hetim vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti

Përndoqën dhe dhunuan një 12-vjeçare, në pranga

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Tiranë, ku dy vëllezër kanë përndjekur dhe kanë goditur me sende të forta një 12-vjeçare.

Mësohet se agresorët janë 21-vjeç, i cili është arrestuar nga policia dhe 15-vjeç i cili po hetohet në gjendje të lirë.

“Një 21 vjeçar është vendosur  pranga ndërsa vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta, të fëmijë të moshës 12 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Policia e Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje